Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, dyshohet se u konfiktuan për radhën e zbritjes nga trageti! Në pranga 3 malazezë…

Share your love

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi në Herceg Novi të Malit të Zi, mesditën e 6 janarit, dyshohet se zanafillën e ka në momentin që ata po zbrisnin nga trageti. Burime bëjnë me dije se shqiptarët janë konfliktuar me shtetas të tjerë malazez për radhën e zbritjes nga trageti. Konflikti verbal i nisur aty, me sa duket nuk është arritur të mbyllet në moment.

Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë ndjekur makinën e shqiptarëve, apo kanë qenë të tjerë të cilët janë njoftuar miq të tyre malazez për të goditur shqiptarët.

Të tre në dëshmitë e tyre nuk e kanë përmendur faktin që ka pasur një përplasje gjatë kohës që po zbrisnin nga trageti. Policia malazeze akoma nuk ka lokalizuar agresorët, pjesa më e madhe e të cilëve janë identifikuar tashmë. Në pranga kanë rënë shtetasit Branko Vuksanović, Sergej Dević dhe Kosto Dunđerovic.

Tre shtetasit shqiptarë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, mbërritën dje në Shqipëri.

Për arsye sigurie, të tre u shoqëruan nga punonjës policie të Malit të Zi, me kërkesë e autoriteteve shqiptare. Meaj, Dervishi dhe Kopaçi u pritën nga drejtues të pikës kufitare të Muriqanit dhe Policisë së Kufirit të Shkodrës, dhe menjëherë u transportuan për në Spitalin Rajonal, ku për fat të mirë kanë rezultuar pa probleme të rënda për shëndetin.

Share your love