Digjet një automjet në oret e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës…

Share your love

Një automjet i parkuar në pronësi të 35-vjeçarit me iniciale A.L. ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lin Delija” në Shkodër.

Si pasojë, ka vetëm dëme materiale në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love