Dita kundër dhunës / Psikologu Taipi: Meshkujt dhunues, në zyrën tonë 75 raste…

2 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës. Nisur nga fakti që fenomeni i dhunës në përgjithësi ka rritje të vazhdueshme në qytetin e Shkodrës, në Zyrën për Djem dhe Burra, ofrohet shërbim për rehabilitimin e meshkujve, agresorë të dhunës në format ndryshme. Psikologu pranë kësaj zyre Fatjon Taipi tregon se vetëm për vitin 2023 janë referuar 75 raste të agresorëve që ushtrojnë dhunë ku në fokus kjo zyrë ka meshkujt dhe rehabilitikim e tyre duke synuar eliminimin e këtij fenomeni.

Sipas psikologut Fatjon Taipi dhuna po shfaqet vitet e fundit në shumë forma, sic është edhe dhuna kibernetike tek fëmijët edhe pse është vendosur në internet ky lloj i përmbajtjes e pasqyron, realitetin në të cilin jetojnë të rinjtë.

Megjithatë psikologu Taipi thotë se vitet e fundit vërehet se ka një angazhim më të madh te burrat, të cilët po sensibiliohen kundër fenomenit të dhunës.Dhuna shfaqet në disa forma, ajo seksuale, fizike, dhuna në shkolla, përndjekja etj e cila nuk prek vetëm gratë, por edhe burrat e fëmijët.