Djali i madh mohon vrasjen e babait: S’e qëllova unë, të flasë ai që e bëri…

Share your love

Tre fëmijët e arrestuar për vrasjen e babait të tyre, Pëllumb Meta, kanë dalë përpara gjykatës së Durrësit.

Në deklarimet e dhëna në gjykatë, djali i madh i familjes Hysen Meta ka mohuar që të jetë ai personi që ka shkrepur armën. Në gjykatë djali i madh ka ndryshuar dëshminë duke fajësuar të motrën për vrasjen.

25-vjeçari ka deklaruar se vrasjen e ka kryer motra, Hygerta Meta, për shkak se babai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen. Le të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent, kur motra e vogel (Hygerta) ka qëlluar babain. Motra e qëlloi sepse debatonte shumë herë me babain sepse donte ta fejonte”, tha 25-vjeçari.

Në komunikimet e zhvilluara me gjyqtaren, Hysen Meta ka zbuluar se marrëdhëniet me babain nuk i ka pasur shumë të mira. Megjithatë ai shton se për vdekjen e të atit u ka ardhur shumë keq.

Gjyqtarja: A ke folur me babain për këtë? Si e ke pasur marredhenien?

Hyseni: Nuk i kam pasur shumë të mira. Na ka ardhur shumë keq. Me shumë se ne, si vjen keq askujt këtu. As vëllezërve të tij, s’u vjen kaq keq.

Prokurorja: Ai është kontradiktor. Mohon dhe ndryshon qëndrim shpesh!

Share your love