“Do të mësoj lojtarët e Kombëtares të driblojnë 2-3 kundërshtarë”, ish-deputeti Jenisheri i shkruan Dukës: E mund Çekinë 100%…

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme në muajin tetor, ku në “Air Albania” do të presë Çekinë. Për këtë takim, në “ndihmë” për FSHF-në, është gati të vijë ish-deputeti Selami Jenisheri.

Me anë të një letre, ai i ka shkruar FSHF-së dhe presidentit Armand Duka ku i ka kërkuar që skuadra të bëjë një stërvitje që vetë ai e ka përgatitur, pasi në këtë mënyrë skuadra do të fitonte 100%. Jenisheri shkruan se shumë futbollistë janë bërë milionerë falë stërvitjes së tij dhe se me metodat që ai ndjek, lojtarët do të fitojnë aftësi të jashtëzakonshme.

LETRA E JENISHERIT: