DPSHTRR: 1 200 mjete elektrike u regjistruan 7 muajt e fundit…

Prania e mjeteve me bateri në Shqipëri vazhdon të shtohet gjithnje e më shumë në Shqipëri. Sipas DPSHTRR, statistikat zyrtare tregojnë se, 1,200 mjete Green (elektrike) janë regjistruar për herë të parë në janar-shtator 2023, ose 341% më shumë krahasuar të njëjtën periudhë gjatë 2021. 

Megjithatë prania e tyre sërish mendet e ulët. 

Ndërkohë gjatë periudhës janar-shtator 2023, janë regjistruar për herë të parë 56,267 mjete ose 52% më shumë se viti 2019. Flota e makinave është rigjeneruar me 8,473 mjete të gjeneratës së fundit me 0-3 vite, ose 41% më shumë se janar-shtator 2021.

Gjithashtu regjistrimi i autoveturave EURO 5 e sipër është rritur me 83% krahasuar me janar-shtator 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse dhe 4,519 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi”.

Sipas DPSHTRR të dhënat reflektojnë trendin pozitiv të përmirësimit të flotës së re në qarkullim, drejt mjeteve më të reja, më të sigurta e më pak ndotëse.