DPSHTRR publikon çmimet e reja për marrjen e patentave…

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor, ka publikuar çmimet e reja për tarifat e shërbimeve të pajisjes me patentë. Sipas DPSHTRR ky indeksim i çmimeve është bërë për uljen e shpenzimeve indirekte. Mes të tjerash sqarohet se pagesa për patentën me afat vlefshmërie 10 vite nga 3500 lekë tashmë do të kushtojë 4500 lekë, pra 1000 lekë më shtrenjtë por me afat vlefshmërie për 15 vite.

Çmimet e reja për tarifat e shërbimeve:

• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite. Tarifa e re prej 4,500 lekë, e shpërndarë në vite, nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti!

• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite!

• Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare. Tarifa e re prej 1,000 lekë, e shpërndarë në vite, nga 500 lekë/vit bëhet 333 lekë/vit!

• Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eleminuar testimi për kategorinë C!

Nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 lekë/vit. (7,7 milionë Euro). Ky vendim do të hyjë në fuqi nga data 5 shkurt e këtij viti.