“DPSHTRR rriti fshehtazi tarifat për patentat”, autoshkollat bojkot në të gjithë Shqipërinë: Kanë afat deri të…

Share your love

Autoshkollat në të gjithë vendin bojkotuan shërbimet për qytetarët këtë të hënë, për shkak të vendimit të Drejtorisë së Transportit Rrugor, e cila pak ditë më parë njoftoi se ka rritur tarifat e shërbimit për qytetarët.

Përfaqësues të Shoqatës së Autoshkollave janë shprehur se për këto vendime nuk janë njoftuar, madje janë marrë në fshehtësi.

Për këtë arsye, Shoqata e Autoshkollave të Shqipërisë ka paraqitur katër kërkesa ndaj institucioneve, duke lënë afat për plotësimin e tyre një javë, në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Shoqata Kombëtare e Autoshkollave këtë të hënë ka bojkotuar aktivitetin në të gjithë vendin, pas vendimit të Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor për të rritur çmimin e pajisjes me leje drejtimi.

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës, për këtë vendim nuk janë informuar grupet e interesit, teksa këto ndryshime kanë shtuar më tej shpenzimet e autoshkollave, por edhe të qytetarëve që duan të pajisen me patentë.

Për këtë arsye, Shoqata e Autoshkollave të Shqipërisë ka paraqitur katër kërkesa ndaj institucioneve përgjegjëse.

Bojkoti është zhvilluar në të gjithë qytetet, përfshirë Elbasanin, ku përfaqësuesit e autoshkollave tregojnë se po hasen më një sërë vështirësish.

Shoqata Kombëtare e Autoshkollave la afat për plotësimin e kërkesave deri në fund të javës, në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Kujtojmë se javën e kaluar, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se për disa kategori ka rritje të vlefshmërisë së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos, çka ngjalli edhe reagimin e Shoqatës së Autoshkollave.

Share your love