Dritan Smajli: Rezultatet flasin vetë/ Ish-futbollisti i Vllaznisë, beson për një Vllazni pretendente për trofe…

Jo vetëm që ka luajtur me sukses për pesë sezone radhazi me uniformën kuqeblu, por edhe prejardhja e tij nga Malësia e Madhe, kanë bërë që Dritan Smajlaj, sot trajner me ekipin e Besëlidhjes së Lezhës, të vijojë të jetë tifoz me Vllazninë. Ndërkohë, duke folur në rolin e një specialisti futbolli, Smajlaj komplimenton lojën e kuqebluve, duke u shprehur se rezultatet flasin vetë.

Ndërsa është optimist se Vllaznia e këtij sezoni futbollistik, i ka të gjitha mundësitë të jetë në katërshe si dhe pretendente për trofe, trajneri Smaljaj, ka një këshillë për kuqeblutë, të qëndrojnë me këmbë në tokë, sepse edhe në kohën e tij, pranon se vetëkënaqësia i ka dëmtuar jo pak në rezultatet

Në pritje të startit zyrtar të pjesës së dytë kampionatit, që këtë vit nis më herët, që në mesin e janarit, Vllaznia vijon përgatitjet në Ulqin, ndërkohë që të dielën ka programuar një ndeshje miqësore me Laçin.