
Ecjen tematike këtë të Enjte ja dedikuam gjurmimit të memories historike dhe peisazhit arkitektonik
urban të lagjes ‘Gjuhadol’ dhe rrugës ‘Kol Idromeno’ të qytetit të Shkodrës.
Në 5 ndalesa përgjatë Qendrës Historike; Katedralja e Shën Shtjefnit,
Banesa ku jetoi Kol Idromeno,
Truma e Dugajve të Reja dhe
Fushë-Çelë, fëmijët u njohën me pikëtakime interesante të rëndësishme për zhvillimin e qytetit.
Krahas ndjesisë së bukur që të fal trashëgimia, përmes fotografisë dhe gjë e gjëzave
fëmijët, të udhëhequr nga specialisti Helidon Sokoli u inkurajuan të ndanin përvojat dhe njohuritë e tyre si një ndërlidhje mes ndjesisë e krenarisë ndaj trashëgimisë së qytetit.
Falenderojmë shkollën 9 -vjeçare ‘Martin Camaj’
për energjinë pozitive që i dha kësaj eksperience frymëzuese.



