Duart e arta të artizanes shkodrane/ Prej vitesh, Drita merret me punimet artizanale me grep e gjilpërë…

Punët artizanale me grep, shtiza e gjilpërë janë një traditë e hershme në vendin tonë. Në Shkodër, Drita Mlloja prej 40 vitesh ndjek pasionin për punimet e dorës, trashëguar që në fëmijëri nga gjyshja e saj.Drita prej disa kohësh po fokusohet tek çantat artizanale me punim dore.Ka dëshirë që pasionin e saj t’ua përcjellë brezave më të rinj.

Jeta familjare sjell angazhime të vazhdueshme për Dritën, edhe profesioni si mësuese po ashtu, megjithatë tek ajo spikat përkushtimi dhe pasioni për të krijuar më të bukurën si artizane.