Duka takime në Shkodër/ Kreu i FSHF-së, takim me drejtues KF Vllaznia dhe SHRFSH…

Share your love

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherazi edhe Zv.President i UEFA-s ishte të enjten në qytetin e Shkodrës, në një tur takimesh me përfaqësues të sektorit të futbollit, si dhe në Bashkinë Shkodër.

Fillimisht, zoti Duka, u ndal në stadiumin “Loro Boriçi”, aty për rreth tre orë ka zhvilluar një takim pune me presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi, kryetarin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Lazër Matija, si dhe përfaqësues të klubeve të futbollit të tre Bashkive të Shkodër, përfshirë edhe  shoqatat e futbollit private që kryejnë aktivitetin e tyre në qarkun Shkodër. Pas këtij takimi, presidenti i FSHF-së Duka, dha një prononcim për median e pranishme.

Pas takimit me strukturat futbollistike të qarkut Shkodër, kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka vijuar në orët e pasdites edhe një takim tjetër me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, në lidhje me zbatimin e disa projekteve që qeveria dhe FSHF kanë për ndërtimin e terreneve sportive në Shkodër dhe rajonin verior.

Share your love