E FUNDIT/ Aksident me pasojë vdekjen në aksin Shkodër-Hani Hotit…

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor).

Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.