E FUNDIT/ GJKKO cakton masë sigurie për Sali Berishën, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit…

GJKKO ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Më herët sot u ndalua në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Urdhri i arrestit është firmosur nga prokurori i SPAK, Arben Kraja, ndërsa mësohet se është dhënë edhe një masë sigurie për ranga dhe Fatmir Bektashin, ndërtues në ish-kompleksin “Partizani”.