E Majta forcë e parë edhe në këshillin bashkiak Shkoder…

Share your love

Partia Socialiste për herë të parë mori shumicën edhe në këshillin bashkiak të Shkodrës. PS në përfundim të numërimit të votave në katër KZAZ-të arriti që të sigurojë 17963 vota që përkthehen në 18 mandate në këshillin bashkiak të Shkodrës, më shumë se çdo forcë tjetër politike. Ndërkohë forcë e dytë është koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 13 mandate dhe 13177 vota. E treta është Partia Social Demokrate me 12 mandate të siguruara dhe 12908 vota. Partia Demokratike zyrtare arriti 5670 vota dhe 5 mandate.

Ndërkohë janë vetëm tri parti të vogla që kanë siguar nga një mandate, Partia Lëvizja e Legalitetit, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Fryma e Re Demokratike. Procesi i numërimit të votave edhe për këshillin bashkiak nuk pati probleme dhe vijoi pa ndërprerje që nga nata e mbrëmshme. Kryetari i KZAZ 2 Gazmir Jahiqi, që është më e madhja me 107 kuti, tregon se është hera e parë që procesi i numërimit ka shkuar plotësisht i qetë pasi nuk janë lejuar persona të pautorizuar brenda KZAZ-ve.

Përveç këshillit bashkiak të Shkodrës, e majta arriti të fitojë edhe zgjedhjet për kryetarin e bashkisë teksa Benet Beci do jetë kryetari i ri pasi fitoi garën përballë kryebashkiakut aktual Bardh Spahia që kandidoi për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Share your love