E mitura zhduket pa asnjë gjurmë në Shkodër, nëna ngre ‘alarmin’ në polici! Nisin kërkimet…

Share your love

Një 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj, në rrethana ende të paqarta.

Ka qenë nëna e së miturës ajo e cila ka bërë denoncimin në Policinë e Shkodrës, një ditë më parë.

“Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e të miturës“, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love