E paprecedent, vidhet transformatori që furnizon ujësjellësin e Berdicës…

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur orët e fundit! Persona të papërgjegjshëm kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik në stacionin e ujësjellësit në Berdicë. Bëhet fjalë për transformatorin e rrjetit 6000W që e konverton në 230W. Për pasojë, stacioni do të jetë jashtë pune deri në një moment të dytë.

Zonat që furnizohen me ujë janë:
-Berdicë e Mesme
-Berdicë e Madhe
-Masmalaj

Ujësjellës- Kanalizime Shkodër po bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për të identifikuar dhe vënë para forcës së ligjit keqbërësit!