E rëndë, i jep fund jetës biznesmeni i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)…

Biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu ka kryer vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.

Kryeziu, pronar i pompave të derivateve “Shell Kosova”, siç raportojnë autoritetet policore në Kosovë vetëvrasja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen tronditëse.

Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 këtë të enjte.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Në një postim në rrjetet sociale, AKB ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paq .

AKB-ja do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si @shellShell brend ndërkombëtar”, shkruan AKB në Facebook.

Më herët gjatë këtij viti, Kryeziu ishte dënuar me 4 muaj burgim dhe një gjobë prej 1 mijë euro për “dhunë në familje”. Ai ishte denoncuar në atë kohë në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët ishin shprehur se ndiheshin të rrezikuar.