![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2022/05/png_20220505_122819_0000-1024x512.png)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Një punonjës i Policisë me detyrë shef i sallës operative Lezhë dyshohet se ka vrarë veten mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në banesën 64-vjeçarit në fshatin Spiten, ndërsa ky i fundit ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.
Viktima shërbente prej vitesh në Drejtorinë e Lezhës dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme gjatë punës në Policinë e Shtetit.
“Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë“– thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore.