E rrallë! Një pistoletë stilolaps mes armëve të sekuestruara në Vlorë, si funksionon dhe sa “vrasëse” është?

Një arsenal i tërë armësh është sekuestruar këtë të enjte në Babicë të Vlorës, në banesën e Luçiano Derajt, i cili është vënë në pranga, pasi dyshohet se është i lidhur me grupe kriminale.

Na banesën e tij u gjet armë si snajper, pistoletë, silenciatorë dhe plumba, të gjitha armë të cilat mund të përdoreshin në atentate të mundshme.

Por ajo që bëri më shumë përshtypje në këtë aksion është se mes armëve të rënda u kap dhe një pistoletë-stilolaps. Në Shqipëri një armë e tillë është ndeshur shumë rrallë.

Por si funksionon dhe në çfarë largësie ka efikasitet kjo armë?

Pistoleta-stilolaps ka efikasitet deri në 5 milimetra. Kjo armë bëhet e rrezikshme vetëm nëse do të përdoret në kokën e shënjestrës, duke sjellë më pas dëmtime që mund të shkaktojnë vdekjen.

Gjithashtu mësohet se kjo armë nëse do të përdorej në trup, apo në një largësi më shumë se 5 milimetra do të sillte plagosje, por jo vdekjen e shënjestrës ku do të përdorej.

Çfarë u sekuestrua

1-Një armë zjarri snaiper e kalibrit 7.62-mm, e montuar ne gjendje luftarake me silenciator (zhurmembytes)

2-Pjesë përbërëse arme luftarake për formimin e 2(dy) armë te tjera zjarri pushkë snajpere.

3-Një armë zjarri pistoletë, e markës Zastava, kalibri 10-mm, me ” dhe dy krëhëra me fishekë të po këtij kalibri.

4-Një arme Pistoletë-Stilolaps me ngjyrë Bronxi dhe një sasi prej 40 fishekësh të kalibrit 5.6-mm.

5-Një armë , e future në këllëf, e kalbirit 12mm, e prodhimit Rus

6-Dy kuti plastike me material ndihmese per mirembajtjen e armeve snaipere.

7-Mine e pershtatur me cellular dhe eksploziv plastic si dhe shtatë copë kallëp lëndë eksplozive plastik te kapaciteteve 200 dhe 400gr.

8-Kater silenciator me trup metalik me ngjyrë të Zezë për armë te gjata

9-Një Dylbi Optik termik me ngjyrë ushtarake me mbishkrimin NUC FOR BEST IMAGE,me gjatësi 41-cm me shikueshmeri naten

10-Katër dylbi optike si ato që vendosen në armët e zjarrit për shënjestër në largësi.

11-Dy palë dylbi optike vëzhgimi.

12-Akesorë plotësues për shënjestra optike të armëve të zjarrit.

13-Një kuti plastike me ngjyrë të Zezë Brenda së cilës gjenden 200 copë fishekë 9-mm.

15-Nje sasi e madhe fishekesh të kabibrit 7.65-mm dhe 45 krehera automatiku fishekë të kalibrit 7.62, model 56 dhe një sasi e madhe fishekësh të po këtij kalibri

15-Nje sasi e madhe fisheke kaliber 12 mm

16-Disa mijera fisheke luftarake calibrave te ndryshem , ndezësa granatash dore.

17-Disa aparate telefonik cellular qe do I nenshtrohen ekspertizes

18-Një radio marrëse-dhënëse, me mbishkrimin BOATHENG, me karikuesin e saj ne vale te DVP Vlore

19-Një pajisje me antenë me mbishkrimin DETECTOR K18 RFGS.

20-Njësi qëndrore kompjuteri e markës HP, dhe DVR

21-Nje numer i madh targash automjetesh dhe celesash te ndryshem automjetesh

22-Disa maska me ngjyre te zeze dhe maska silikoni me imazhin e kokes se njeriut.

23- Disa fenelina policie e veshje te ndryshme