Egnatia kualifikohet në finalen e titullit, barazimi pa gola eliminon Vllazninë…

Share your love

Egnatia siguroi kualifikimin në finalen e madhe të titullit kampion. Rrogozhinasve, iu mjaftoi barazimi pa gola ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e “Final Four”, përt të kaluar më tej.

Skuadra e Tetovës, e mbylli kampionatin e rregullt në vendin e parë dhe për këtë arsye, kishte barazimin si avantazh.

Në “Air Albania”, ishte një ndeshje spektakolare dhe me raste të shumta, por asnjëra nga skuadrat nuk shënoi dot.

Në fakt, Egnatia gjeti rrugën e rrjetës në dy raste, por fillimisht një gol u anulua nga VAR për prekje me dorë dhe me pas për pozicion jashtë loje.

Në finalen e titullit kampion, Egnatia do të përballet me Partizanin, sfidë e planifikuar të luhet më 26 maj.

Share your love