Ekspozita Kombëtare “Salloni i Vjeshtës”/ Rreth 60 artistë pjesëmarrës paraqitën punimet e tyre në këtë edicion të 17-të…

Edicioni i i 17-të i ekspozitës kombëtare “Salloni i Vjeshtës” në Galerinë e Arteve të Shkodrës nisi me një minutë heshtje në nderim të Mjeshtrit të Madh Zef Deda, ndarë nga jeta dy ditë më parë. Rreth 60 artistë pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi prezantuan veprat më të mira të artit pamor që përshkruanin temën e këtij viti “Lumturia e mundur”.

Kuratori Edmond Gjikopulli vlerëson karakterin e veçantë që mbartë kjo ekspozitë.”Salloni i Vjeshtës” mbetet një nga evenimentet më të rëndësishme në kalendarin vjetor të aktiviteteve të Galerisë së Arteve Shkodër. Juria vlerësoi me çmimin “Vepra më e Mirë” artistin nga Kosova Musa Kalaveshi ndërsa me çmimin “Artisti i Ri më i Mirë” Dea Shubleka.Vizitorët u njohën nga afër me veprat artistike të të gjithë pjesëmarrëse në “Salloni i Vjeshtës.