Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, analisti Curri: Shteti nuk futet dot në Fushë-Krujë, ka vrasës që ndërrojnë madje edhe krah politik…

Share your love

Analisti Arjan Curri thotë se qytetarët në Fushë-Krujë ushqehen me kulturën e vdekjes që kur lindin, pasi nuk lindin për tu plakur, por që të mbahen mend për veprat e tyre. Sipas tij, shteti është i paralizuar sepse shteti i përdor kur i duhen.

Curri vijon duke treguar se ata shpesh herë ndërrojnë edhe kahet politike andej nga anon pushteti.

“Ata përdoren nga të gjitha krahët politik. Ka vrasës që ndërrojnë madje edhe krah politik. Në Elbasan njiheshin bandat e majta dhe të djathta. Janë të parët që e kuptojnë se nga anon pushteti. Shteti duket se ka hequr dorë dhe i ka lënë të vrasin njëri- tjetrin. A ti lemë të vrasin njëri- tjetrin apo ti fusim nëpër burgje është pyetja. Shteti nuk i lufton dot me arrestime. Kanceri i vdekjes në atë zonë ka lindur para qindra vjetëve. Ata ushqehen me kulturën e vdekjes që kur lindin. Dhe kur vriten madje ata vriten edhe brenda njëri- tjetrit. Katolicizmi i zbuti pak. Ata nuk rrojnë që të plaken, por që të mbahen mend për veprat e tyre”, tha Curri.

Share your love