Elektricisti i së ardhmes/ Ky profesion pritet ta ndihmojë të riun të integrohet në tregun e punës…

Orientimi i të rinjve drejt profesioneve që garantojnë dhe kanë kërkesa të larta për punësim duket se po jep efektet e veta.

Ky është Adlir Kopshtari  i cili prej pak kohësh është regjistruar në kursin e instalimeve elektrike.

Adliri thotë se ky profesion do ta ndihmojë të integrohet në tregun e punës.

33 vjeçari  dëshiron të qëndrojnë në vend, duke parë edhe kërkesat që ka vendi për këtë profesion.

E hapur rreth 30 vite më parë, Qendra e Formimit Profesional e ka rritur aktivitetin e saj në disa drejtime .

Nga dy kurse që kishte në fillimet e saj, Qendra e Formimit Profesional në Shkodër aktualisht ofron mbi 30 të tilla, ku mbi 200 kursant po ndjekin këto formime profesionale aktualisht.