Elidon Dulaj, mesfushori i cili spikati në aktivizimin ndaj Skenderbeut…

Share your love

Elidon Dulaj është një nga lojtarët e rinj të spikatur këtë sezon te ekipi i Vllaznisë. Jo më kot, ai ka firmosur edhe një kontratë profesioniste me ekipin e parë, teksa luan titullar me ekipin e 21 vjeçarëve. Madje, me këtë ekip, u shpall kampion në sezonin e kaluar.

Mesfushori shkodran ka spikatur në disa sfida me 21-vjeçarët, duke shënuar gola. Ndërsa është në planet edhe të stafit të ekipit të parë, teksa u aktivizua disa minuta edhe në sfidën e fundit ndaj Skendërbeut, ku ka debutuar më herët me ekipin e parë. Ai gjithashtu dha asist në golin e pestë të shënuar ndaj Skenderbeut në “Loro Boriçi”.

Dulaj shihet me prioritet nga drejtuesit e ekipit të Vllaznisë, por tashmë i duhen dhënë edhe minuta më shumë me ekipin e parë, që të tregojë vlerat e tij./RealitetiPost/

Share your love