EMRAT/ 3 shqiptarët të arrestuar në Belgjikë për trafik klandestinësh, mes tyre një grua…

Tre shtetas shqiptarë, mes tyre një grua janë arrestuar në Belgjikë, pasi akuzohen për trafik klandestinësh.

Bëhet fjalë konkretisht për shtetasit shtetasit Drilon L., 26 vjeç, Eliona B., 44 vjeç dhe Areklon Z., të cilët janë gjobitur gjithashtu me një shumë prej 48 mijë eurosh.

Mediat e huaja shkruajnë, se ngjarja ka ndodhur më 20 shtator të vitit 2022, ku roja bregdetare arriti të nxjerrë në breg gjashtë burra dhe një grua refugjatë pas një operacioni shpëtimi. Varka drejtohej nga Drilon L., i cili kishte udhëtuar nga qyteti i Liège me një furgon për në De Panne. Furgoni tip “Mercedes” drejtohej nga bashkatdhetaria e tij Eliona B. 44-vjeçarja e cila, ka deklaruar për autoritete belge se urdhrin e kishte marrë nga Areklon Z., dhe se do të merrte 200 euro për këtë shërbim.

Mësohet se vendimi për tre shqiptarët do të jepet më 3 janar të vitit të ardhshëm.