EMRAT/ Akuza për korrupsion, arrestohen në krye të detyrës dy policë në Rinas…

Share your love

Dy efektivë policie në Komisariatin e Policisë Rinas janë arrestuar në krye të detyrës, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Në pranga janë vënë dy inspektorët Ardit Doçi, 31 vjeç dhe Endri Beramaj, 24 vjeç, të dy me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.

“Arrestimi u krye pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë rryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.” – thuhet në njoftimin e AMP-së.

Bëhet me dije se vijon puna për evidentimin e personave apo punonjësve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si edhe nëse ka raste të ngjashme.

Share your love