EMRAT/ Arrestohen 3 Oficerë Policie…

Share your love

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 3 oficerë policie si të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) njofton se ka kryer arrestimin në flagrancë të oficerëve të policisë, inspektor Eldo Shyti dhe inspektor Granit Nuraj, me detyrë Trup Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë.

Arrestimi i tyre u krye pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas hollandezë, të cilët ditën e djeshme, rreth orës 18:30, janë ndaluar në qytetin e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.Oficerët e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar një shumë prej 30.000 Lekësh me qëllim moskryerjen e detyrës funksionale, me preteksin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe se i kanë favorizuar duke mos u pezulluar lejen e drejtimit.

Materialet në ngarkim të dy punonjësve do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” i kryer në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni pasiv kryer në bashkëpunim”.

Share your love