EMRAT/ “Goditen” dy Call-Center, 8 të arrestuar, sekuestrohen para dhe automjete…

Policia ka vënë në pranga 8 persona, bashkëpronarë dhe punëtorë në 2 call center. Të ardhurat e paligjshme ‘pastroheshin’ nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.
Share your love

Policia ka zbuluar dy qendra call-center në kryeqytet, të cilët mashtronin qytetarë nga kontinente të ndryshme. Gjatë hetimit 6-mujor, policia zbuloi se shtetas të huaj mashtroheshin për të investuar në tregje, që në fakt rezultojnë fiktiv dhe qëllimi i vetëm ishte marrja e parave të tyre përmes mashtrimit.

Policia ka vënë në pranga 8 persona, bashkëpronarë dhe punëtorë në 2 call center. Të ardhurat e paligjshme ‘pastroheshin’ nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.

Nga kontrollet u gjetën edhe 75 punonjës, të padeklaruar.

Gjithashtu, janë sekuestruar 13 mijë e 500 euro, një automjet luksoz, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Si rezultat i operacionit “World Clock”, u ndaluan shtetasit: Eni Sula, Emiljano Paja, Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share your love