EMRAT/ Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Tepelenë…

Share your love

Katër viktima dhe disa plagosur është bilanci i aksidentit në aksin Tepelenë-Memaliaj. Tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën, aksidenti u regjistrua në orën 19:00.

Mësohet se Riza Rapaj, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, Ladi Bega drejtuesi i automjetit “Toyota”, dhe Lefteri Bega bashkëshortka e Ladi Bega, janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë. Gjithashtu viktimë ka mbetur edhe një grua e moshuar, identiteti i së cilës ende nuk është identifikuar.

Ndërkohë mësohet se dy nga të plagosurit ndodhen në spitalin e Gjirokastrës ku edhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa dy të tjerë janë transportuar drejt “Traumës” në Tiranë për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Nga përplasja e fortë me njëra-tjetrën makinat janë bërë copa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë

Share your love