Emrat/Kishin fshehur 7 pako me kokainë në furgonin me targa angleze, kush janë dy shkodranët e arrestuar në Portin e Durrësit

Dy persona janë arrestuar pas zbulimit të pakove me kokainë në furgonin me targa angleze në Portin e Durrësit. 

Në pranga kanë rënë 38 vjeçari, Arjan Doçi dhe 39-vjeçari Mentor Çuni. Raportohet se mjeti është në pronësi të kompanisë “Bledi Trans”, që transportonte pako për emigrantët në Angli. 

Policia kufitare në Portin e Durrësit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme. 

Por nga skanimi u zbulua se në furgonin e mallrave, i cili ndiqte intinerarin Shqipëri-Itali-Angli, ishin të fshehura 7 pako kokaine. 

Droga ishte vendosur në një ndarje të posaçme të krijuar në furgonin e mallrave, poshtë sediljes së shoferit. 

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi. Ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.