EMRAT/ Pas sherrit plagosi me kaçavidë 18-vjeçarin nga Lezha, arrestohet autori i dyshuar…

Share your love

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së 18-vjeçarit mbrëmjen e kaluar në Lezhë.

Ngjarja ndodhi pas një konfliki për motive të dobëta në afëri të Xhamisë së qytetit.

Sipas njoftimit të bluve, në pranga ka rënë Xhovani Perlesi, 21 vjeç, i cili akuzohet për “Vrasje të mbetur në tentativë “.

“Ky i fundit, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhẽs, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit Rafaelo Lleshin, 18 vjeç”, njofton policia.

I riu aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Share your love