EMRAT/ PD zgjedh 4 koordinatorët/ Do të organizojnë aksionet opozitare…

Kryesia e PD ka zgjedhur këtë të martë katër koordinatorët që do të punojnë për organizimin e partisë. Koordinatorët e përzgjedhur janë Bardh Spahia, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qiriako.

Ata do të kenë për detyrë të organizojnë qytetarët në terren dhe organizimin e protestave që mund të mbahen në të ardhmen nga PD. Po ashtu, koordinatorët do të kenë kontakte të vazhdueshme me degët e partisë duke raportuar gjithçka tek strukturat më të larta të PD. 

Ideja e koordinatoreve u miratua në mbledhjen e Kryesisë së PD në muajin dhjetor ku u vendos dhe ndarja e Shqipërisë në katër rajone, veri, jug, Tiranë dhe Shqipëri e Mesme.