EMRAT/ Policia e Vau Dejës parandalon ngjarjen e rëndë, arreston dy përsona…

Share your love

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Equal”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas të cilët gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin, me armë zjarri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditë e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit në një lokal në fshatin Bushat, mes 2 shtetasve të cilit kishin kanosur njëri-tjetrin, me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Equal”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit Gerion Trokalaj, 26 vjeç, banues në Bushat, dhe Alfred Palushaj, 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love