EMRAT/ Sherr me thika në Kurbin, dy vëllezërit hyjnë në shtëpinë e një 20 vjeçari dhe e plagosin! I riu transportohet drejt Traumës…

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme mes 3 personave në Kurbin. Në përplasje janë përfshirë dy vëllezërit Jozef Çaku (Kolici) 33 vjeç dhe Ervis Kolici 31 vjeç të cilët kanë plagosur me tikë 20 vjeçarin E.K.

Dy vëllzërit, fqinj me të riun, i kanë shkuar në banesë dhe e kanë plagosur me thikë.

Ky i fundit është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore ndërsa 2 vëllezërit janë arrestuar nga policia për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.