EMRAT/ Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë në Itali, kush janë të arrestuarit…

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë shqiptare, që merrej me vjedhje banesash. Hetimet nisën pas grabitjes së një vile në Iseo, ku policia arriti që të identifikonte grupin kriminal, kryesisht të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe që qëndronin në Itali në mënyrë të parregullt.

Mediat italiane raportojnë se personat janë përgjegjës për të paktën 16 vjedhje banesash të kryera në Brescia, Bergamo, Milano, Monza dhe Brianza, Pavia, Piacenza dhe Reggio Emilia dhe 4 vjedhje makinash.

Në pranga kanë përfunduar 10 persona me kombësi shqiptare: Ata janë, Alberto Mema, Mustafa Banushllari, Altin Zeqiri, Dorjan Rusi, Endri Hysi, Hamit Pasha, Anesti Arapaj, Dario Ferro, Marku Bardhok, Ilirjan Emini.

Ndërkohë masa e arrestit të shtëpisë është dhënë vetëm për një 75-vjeçar italian, i cili nuk ka marrë pjesë në vjedhje, por vetëm ka mbështetur bandën me logjistikë.

Grupi kriminal, i cili kishte një bazë logjistike në Rozzano, u zbulua nga pamjet e policisë të Brescias pas grabitjes së dhunshme të kryer më 11 janar 2023, në vilën Iseo të sipërmarrësit Brescian Roberto Botti.

Tre anëtarë të bandës, të maskuar, kishin pritur që 59-vjeçari të kthehej në shtëpi, më pas nën kërcënimin e armës duke e goditur, e detyruan të hapte derën.. Pastaj hapën kasafortën për të marrë para dhe bizhuteri. Ndërkohë është dhunuar edhe bashkëshortja e sipërmarrësit. Për tu larguar, hajdutët kishin përdorur dy makina, të cilat më pas rezultoi se ishin të vjedhura dhe mbi të cilat ishin vendosur targa të vjedhura nga makina të tjera.