EMRAT/ Tragjike në venecia. makina humb kontrollin, vdesin 2 të rinj shqiptarë dhe 1 vajzë italiane…

Share your love

Tre të rinj rreth të njëzetave, Giulia Di Tillio, Egli Gjeci dhe Altin Hoti kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Portogruaro, në provincën e Venecias.

Pasi kanë thyer parmakët dhe kanë dalë nga rruga, makina me të cilën udhëtonin ka përfunduar në një kanal. Trupat e viktimave u gjetën nga zhytësit e zjarrfikësve.

Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 3 të mëngjesit. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese dhe pasi theu parmakët mbrojtës, ra nga një urë e vogël mbi lumin Reghena.

Share your love