EMRAT/ Tre të plagosur me thikë në Vlorë, njëri në gjendje të rëndë…

Tre të rinj janë plagosur me thikë në lagjen Isa Boletini në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Muço Delo” të këtij qyteti. Të plagosur kanë mbetur Devis Nuredini 18 vjeç, Xhuliano Hodaj 20 vjeç dhe Enea Tafili 18 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen, dyshohet se është ndaluar autori.