EMRI/ 3 vrasje në Torovicë para 31 vitesh, tani kapet në Itali…

Share your love

Pas 31 vitesh që kreu një vrasje të trefishtë në Shqipëri gjendet dhe kapet në Itali 54 vjeçari Bardh Lula.

Ai qëndroi ilegalisht atje me dokumente false, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet në Shqipëri, për vrasje të trefishtë, në vitin 1993, në Torovicë.

Lokalizimi i këtij shtetasi ishte rezultat informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e tij, dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Sot ubkrye ekstradimi nga Milano, i shtetasit Bardh Lula alias Bardhyl Luli, 54 vjeç.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burgim, pasi më datë 12.06.1993, në vendin e quajtur “Kroi i Denicës”, Torovicë, ka vrarë 3 shtetas.

Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Policia e Shtetit dhe Policia italiane, rezultoi se shtetasi Bardh Lula alias Bardhyl Luli, që në vitin 1993, kishte hyrë dhe qëndronte në Itali, me dokumente false.

54-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Share your love