EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm, izolohet në regjimin “41 Bis”!

I dënuari Nikolin Topalli i dënuar me burg të përjetshëm është izoluar këtë të enjte në regjimin e posaçëm 41 Biss.

Topalli është dënuar për vrasje me dashje ne rrethana cilësuese ndaj një personi në vitin 20014 si dhe plagosjen e një tjetri, ndërsa mbahej i izoluar në burgun e Burrelit.

Me futjen në 41 Bis të Topallit, numri i të dënuarve që mbahen në regjim të posaçëm shkon në 7.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj.

Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.