EMRI/ I dënuari në burgun e Burrelit futet në grevë urie, kush është shkodrani i dënuar për disa vrasje…

Share your love

Valmir Hoxhaj, i cili vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, prej 5 ditësh është futur në grevë urie.

Në një letër që Hoxhaj i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë thekson se transferimi i tij në këtë burg është i padrejtë, pasi fillimisht e kanë tranferuar nga burgu i Peqinit për në Reç të Shkodrës, por aty e kanë mbajtur vetëm 24 orë dhe më pas e kanë transferuar në Burrel.

I dënuari me burgim të përjetshëm thotë se ky transferim është i padrejtë dhe se argumenti i dhënë nuk qëndron pasi atje nuk i rrezikohet jeta, siç është një ndër arsyet e transferimit.

Në letrën e tij, Valmir Hoxhaj akuzon strukturat drejtuese të burgut të Reçit që sipas tij kanë shkelur ligjin disa herë duke futur brenda burgut sende të paligjshme dhe kjo nuk do të ishte e lehtë më pas.

Ai i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Avokatit të Popullit të reagojnë dhe ta rikthejnë në burgun e Reçit ku ka edhe vëllain si dhe familjen, pasi deklaron se nënën e ka të sëmurë, në të kundërt – thotë ai, do të vijojë grevën e urisë deri në vetëflijim.

Valmir Hoxha, i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje, ishte kthyer në tmerr për qytetin e Shkodrës, derisa u arrestua në vitin 2003. Ai vuan dënimin për veprat penale të vrasjes, plagosjes, grabitjes dhe përdhunimit. Në dosjen penale thuhet se ka vrarë në ’98 Isa Estref Hoxhën dhe Berhan Mustafë Hoxhën. Ndërsa në ’99 ka vrarë Ejll Kolën dhe ka plagosur Paulin dhe Albert Kolën.

Share your love