EMRI/ Kokaina në portin e Durrësit. Identifikohet pritësi i 7 pakove me drogë në Angli!

Share your love

Lidhur me aksionin e policisë së Durrësit më datë 24 maj ku gjeti 7.3 kilogramë drogë në një furgon mallrash të kompanisë ‘Bledi Travel’, është bërë e mundur identifikimi i pritësit të sasisë së drogës.

7.3 kilogramët e kokainës kishin si destinacion Anglinë dhe pritës ishte Fatbardh Çuni, 37 vjeç, i cili është shpallur tashmë në kërkim.

‘Si rezultat i hetimeve u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit Fatbardh Çuni, 37 vjeç, i cili dyshohet se do të priste lëndën narkotike, në Angli.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.      

Furgoni i ‘Bledi Travel’, do të ndiqte itinerarin Shqipëri-Itali-Angli. Në prangat e policisë dy ditë më parë ranë shofer i furgonit Arjan Doçi, 38 vjeç dhe djali i tezes së tij Mentor Çuni 39 vjeç.

Mesa duket edhe pritësi Fatbardh Çuni në Angli është kushëri i dy të arrestuarve më datë 25 maj. Kokaina e gjetur ishte paketuar me letra natriban dhe e mbështjellë në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë e policisë.

Ndërkohë vijon puna e policisë për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe po punohet me autoritetet britanike për të bërë të mundur kapjen e Fatbardh Çunit.

Share your love