EMRI/ Me kanabis gati për shitje, arrestohet 36-vjeçari në Durrës…

Një 36-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës në kuadër të operacionit Tempulli 2. Policia ka arrestuar shtetasin Ardri Duka, banues në Lushnjë, i cili është kapur teksa lëvizte me kanabis në makinë.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar në mjet, 36-vjeçarit i janë gjetur doza kanabisi të ndara, të cilat i shiste në zona të ndryshme të qytetit.

“Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Ardri Duka., 36 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit”, njofton policia.