EMRI/ Nga Shkodra në Tiranë me pistoletë gati për qitje, arrestohet 43-vjeçari i skeduar…

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë pasi qarkullonte me automjet i armatosur.

Policia informon se Blerim Gjeta , banues në Shkodër, rezulton i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.