EMRI/ Një tjetër i dënuar me 30 vite burgim, futet në regjimin 41bis…

Share your love

Fatmir Pjetri, i dënuar me 30 vite burg si anëtar i “bandës së babagjyshëve”, është futur në regjimin e posaçëm 41bis me vendim të ministrit të Drejtësisë.

Pjetri ka qenë një nga anëtar e “bandës së babagjyshëve” i dënuar për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Ka qenë SPAK që bëri kërkesën për vendosjen e tij në regjimin 41bis dhe aprovimi u dha nga Ministria e Drejtësisë.

Fatmir Pjetri do të qëndrojë në regjimin 41bis për 1 vit.

Share your love