EMRI/ Policia e Shkodres arreston 29 vjeçarin, sekuestrohen 236 fidanë kanabis…

Share your love

Shkodër/Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden në pyllin e Shporit dhe asgjësohen 236 fidanë cannabisi.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, Komisariati i Policisë Shkodër vuri në pranga shtetasin Gentian Çobaj, 29 vjeç, banues në fshatin Shpor.

29-vjeçari dyshohet se është autor i kultivimit të 236 fidanëve cannabis sativa (në tokë dhe në kubikë), që u gjetën nga Policia, në territorin e pyllit të Shporit.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Share your love