EMRI/ Policia e Shkodres arreston 31 vjeçarin e shpallur në kërkim për lëndë narkotike…

Shkodër/ Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar nga Gjykata e Shkodrës për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapen dhe ndaluan shtetasin Dritan Shkallina., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Për 31-vjeçarin e kërkuar në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli 2”, Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 22.04.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.