EMRI/ Trafikonte femrat për prostitucion, 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet në Rinas…

Share your love

Zabit Fisniku alias Artur Fisniku i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia në Rinas.

47-vjeçari është dënuar në vitin 2005 nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me 16 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.Ai prej kohësh ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën dhe PKK Rinas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The end”.   Gjatë operacionit, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:      Zabit Fisniku alias Artur Fisniku, 47 vjeç, banues në fshatin Trenë, Dibër.     Në vitin 2005, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 16 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share your love