EMRI/ Vrasës me pagesë? I riu nga Shkodra kapet me armë zjarri me silenciator në Vlorë, gati për qitje…

Share your love

Vlorë, lëvizte me pistoletë me silenciator me fishek në fole gati për qitje, në pranga 35-vjeçari.

Burime bëjnë me dije se i riu i arrestuar është shtetasi Amarildo Nikolli (Xhanej), të cilit në çantë iu gjetën edhe doreza dhe kapuç, përveç armës së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Lëvizte me këmbë, në qytetin e Vlorës, me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje, falë inteligjencës policore, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari nga Shkodra.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me silenciator, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç që 35-vjeçari i mbante në çantën e shpinës.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i kontrollit permanent të territorit, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar, kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar shtetasin A. N. (Xh.), 35 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, dhe në çantën e tij të shpinës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni lufatrak, doreza dhe kapuç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Share your love