Ëndrra për t’u bërë veteriner/ 16-vjeçari nga Vau Dejësi: E shoh si mundësi të mirë punësimi…

Nikola Kolaj 16-vjeçari nga Vau Dejësi, pasi kreu shkollën e mesme të bashkuar në fshatin Mjedë me rezultate të shkëlqyera, vendosi që të vazhdojë studimet në shkollën e mesme profesionale të Bushatit. Ai është në vitin e parë, në degën veterinari. Dashuria për kafshët që në vogëli, i shërbeu atij për të realizuar ëndrrën për tu bërë veteriner.Nikola thotë se ky profesion shikohet si një mundësi punësimi dhe se dëshira e tij e madhe është që studimet e larta ti vazhdojë në Universitetin Bujqësor në Tiranë.

Kërkesa e tregut të punës për veterinerë, ka bërë që të ketë interes të lartë për degën veterinari  në shkollën profesionale “Ndre Mjeda”.Hapja e degës veterinari disa vite më parë ka qënë rezultative për këtë shkollë për faktin se një pjesë e mirë e nxënësve e preferojnë më tepër, pa lënë jashtë teknologjinë ushqimore, bujqësi dhe ekonomi bujqësore.